gjeografia

Pozita gjeografike dhe madhësia e territorit Fshati Koretin shtrihet 6 km ne jug-lindje të qytetit të Dardanës, dhe 24 km larg nga qyteti i Gjilanit, qendrës rajonale të Anamoravës. Është vendbanim fushor, mjaft i madh, i tipit të grumbulluar. Sipërfaqja e Koretinit është 1127 ha, 23 ari, 70 m2. Koretini ka rreth 800 shtëpi të banuara.