historia

Zhvillimi historik i vendbanimit Lokaliteti i këtij fshati në kohërat e lashta ishte i mbuluar me ujë, ndërsa vendbanimi ishte i vendosur në kodrat e afërta. Pas tërheqjes së ujit përmes të grykës së Konçulit, kjo pjesë shëndrrohet në moçale, e pastaj thahet dhe ngritet vendbanimi i sotëm. Gjurmë të vendbanimit të moçëm ka pothuajse në të gjitha kodrinat përreth, siç janë në vendin Te Bungu, Kodra e Tabakut, Kodra e Kovaçit etj, gjatë gërmimeve dalin themele të shtëpive me gëlqere, veksha të ndryshme, qeramikë, tulla të dimensioneve të mëdha (të gjatë 40cm, dhe të trasha 3cm.), themele të shtëpive me mure etj.