Dita e Koretinit

Per te tretin vit me radhe eshte mbajtur manifestimi tanime tradicional “DITA E KORETINIT”. Kete vit ky manifestim eshte mabjtur me daten 29 e 30 Korrik. Me 29 korrik, dite e shtune eshte zhvilluar ndeshja futbollistike DIASPORA –KF.BASHKIMI me fillim nga ora 18:00 ne fushen e futbollit ne Koretin, meqrast pati edhe nje numer te konsiderueshem te shikuesve. Diten e neserme, me 30 korrik me fillim nga ora 17:00 ne objektin e shkolles fillore “Abdullah Presheva“ eshte mbajt programi kulturo-artistik. Duke marr parasysh temperaturat e larta qe kane mbizotruar atyre diteve edhe numri i te pranishmeve ishte me i vogel se vitin  e kaluar.

Manifestimin e hapi kryetari i keshillit lokal te fshatit z. Sejdi Kurteshi duke pershendetur te pranishmit. Ai theksoi se ky manifestim do te sherbej si vendi ku do te takohen te gjithe koretinasit ngado qe jane. Poashtu ai permnendi edhe kontributin e madhe te SH H KORETINI ne Zvicer rreth se ciles jane organizuar diaspora e fshatit duke krijuar nje organizmim shume te fuqishem dhe promotor te shume aktiviteteve te fshatit.

 

Ne emer te shoqates humanitare “Koretini“ ne Zvicer, te pranishmit i pershendeti aktivisti i dalluar i shoqates z. Selver Haxhiu. Ai theksoi vullnetin dhe punene e madhe qe bene shoqata dhe diaspora e Koretinit per te miren e fshatit dhe komunitetit.

Pastaj vazhdoi programi kulturo-artistik i organizuar nga ansambli i fshatit nen koreografine e Muharrem Hodes. Te rinjet fshatit u paraqiten me kenge e valle duke krijuar nje atmosfer festive.

 

 

Keshilli organizativ kishte menduar qe me disa mirenjohje ti nderoj :

Z.Besim Rexhiqi – kryetari SH H KORETINI ne Zvicer per angazhimin e tij ne organizimin dhe funksionimin e shoqates.

Mirenjohjen e ndau anetari i keshillit lokal z .Rexhep Klaiqi, kurse ne mungese te Besim Rexhiqit mirenjohjen e pranoi perfaqesuesi i shoqates, aktivisti Selver Haxhiu.

 

Mirenjohje per imamin e fshatit Mehmet Morina.

Mirenjohjen e ndau kryetari i keshillit te xhamise ne lagjen e poshtme z. Sahit Basha.

 

Mirenjohje per veteranet e arsimit nga fshati Koretin:

Kadrush Masurica, Riza Basha, Aziz Matoshi, Ismet Hoda, Nazlije Haxhiu, Rexhep Maka, Ruzhdi Rexha, Taip Keqmezi, Ilmije Keqmezi, Faik Basha, Xhevat Ramadani, Kurtali Dervishi

Mirenjohjen e ndau perfaqesuesi i shoqates z. Selver Haxhiu, kurse ne emer te veteraneve mirenjohjen e mori mesusi Kadrush Masurica, si mesuesi me i vjeter.

 

Mirenjohje per KF. BASHKIMI, per suksesin e treguar – inkuadrimin ne ligen e pare.

Mirenjohjen e ndau legjenda e KF BASHKIMIT  z. Ramiz Dervishi, kurse ne emer te klubit mirenjohejn e pranoi sekretari i klubit z. Ilir Berisha.

 

Mirenjohje per lagjen e Muhaxherve si lagja me e pasert e fshatit.

Mirenjohjen e ndau perfaqesuesi i SH  H KORETINI ne Koretin z. Adhurim Maka kurse ne emer te lagjes mirenjohjen e pranoi z. Refik Berisha.

 

Ansmabli kulturo-artistik poashtu falenderoi  shoqaten humanitare “Koretini “ per ndihmen dhe mbeshtjen e aktivitete kulturoartistike.

Pas ndarjes se mirenjohjeve, programi vazhdoi me kenge e valle.

 

Keshilli organizativ:

Sejdi Kurteshi – kryetar i keshillit lokal Koretin

Rexhep Klaiqi –anetar  i keshillit lokal Koretin

Muharrem Hoda – ansambli kulturo-artistik

Adhurim Maka – Perfaqesuesi i shoqates