Shoqata Humanitare KORETINI që nga viti 2015 ne shumë aspekte të organizimit dhe funksionimit ka dëshmuar se është një organizmit i fuqishëm i diaspores së fshatit Koretin. Kjo shoqatë ka arritur të jetë boshti kryesor i shumë organzimimeve si ne diaporë, poashtu edhe në Koretin duke arritur të krijoj edhe nje lidhshmeri për ti bashkuar në një vend Koretinasit kudo që janë. Përveq aktivitetit bazik për mirmbajtjen e fshatit permes punëtorëve të rregullt, diaspora e Koretinit ka arritur të i dal në ndihmë disa rasteve në nevojë në fshatin Koretin. Gjendja e veshtirë sociale ka bërë që në disa raste mergimatrët e Koretinit të organizuar rreth shoqatës të mobilizohen për ti dalur ne ndihmë rasteve në nevojë. Rasti i parë i cili deshmoi organizmin dhe humanizmin e diaspores së Koretinit por edhe njerzve të vullnetit të mirë në Koretin ishte ndertimi dhe kompletimi i shtepisë së Vesel M. Avdullahut.