rreth nesh

Shoqata Humanitare Koretini ishte burim i kërkesës për ta ndihmuar Klubin Futbollistik Bashkimi, i cili sapo ishte riaktivizuar gjatë verës së vitit 2014. Duke pas parasysh diturinë, eksperiencën e bashkatdhetarëve në mërgate, Shoqata Humanitare Koretini, kontributin e vetë ja dedikon vendlindjes, gjegjësisht jetrave të njerëzëve që jetojnë në Koretin.

 

Më 26.10.2014, u organizua kuvendi i parë në Regensdorf-Zvicër, ku dhe u aprovuan Statutet e Shoqates Humanitare Koretini dhe u zgjodh kryesia e saj. Misioni i shoqatës është krijuar me qëllim që të jetë bërthamë e ndërtimit të vlerave njerëzore, kulturore, të bamirësisë, tolerancës dhe dashurisë ndaj të gjithë njerëzve që jetojnë në Koretin-Kosovë.

 

Shoqata humanitare Koretini është ka për synim të jetë faktor asistues në ndërtimin e një shoqërie të hapur ku vlerat e njeriut kultivohen në vazhdimësi. Ku Jeta dhe Paqja respektohet nga bashkëfshatarët që jetojnë dhe veprojnë në Koretin.

 

Motoja e shoqatës është:

Asnjëherë mos u pendo. Nëse ka qene vepër e mirë do të mbetet kujtim për të gjithë. Nëse ka qene vepër jo e qëllueshme atëherë ajo do të shërbej si mësim.