Statuti

Pjesëmarrësit në kuvendin themelues të shoqatës humanitare Koretini, të mbajtur me 26.10.2014, në Regensdorf-Zvicer, kane aprovuar Statutin si vijon:

1. Emri shoqatës
Shoqata mbanë emrin „Koretini“

2. Qëllimi shoqatës

a) Nën emrin shoqata humanitare Koretini nënkupton aktivitetin e saj prej 26.10.2014, duke u mbështet ne bazë të nenit 60 të Kodit Civil zviceran (Schweizerisches Zivilgesetzbuch). Selia e Shoqatës është ne qytetin e Zürich-ut.

b) Qëllimi i Shoqatës është të grumbulloj ndihma humanitare dhe financiare për familjet me gjendje dhe kushte të vështira për jetës në fshatin Koretin.

c) Të vlerësoj projektet e dala për përmirësimin e jetesës se bashkëfshatarëve, në infrastrukturor, kulture, sport dhe sipas mundësisë të intervenohet aty ku edhe lejohet mundësia për te ndihmuar fshatin Koretin.

3. Anëtarësia

a. Anëtarësimi në shoqatën Koretin, është obligim moral i çdo personi i të këtij fshati me qëndrim të rregullt ne Zvicër.

b. Anëtarë të shoqatës mund të jene të gjithë personale moshës madhore (18 vjeçare e tutje).

c. Anëtarë i shoqatës Koretini, njihet vetëm atëherë kur personi në fjale ka kryer pagesën vjetore të caktuar ne kuvend.

d. Anëtar nderi emërohet personi i cili ka dhenë kontribut të posaqem për shoqatën dhe ky vlerësim dhe vendim merret nga kryesia dhe ndahet ne kuvendin e shoqatës.

e. Anëtarësia nënkupton periudhën kohore 01.01.- 31. 12. te vitit kalendarik.

4. Përbërja e shoqatës
a. Anëtaret e kryesisë se ngushte përbehet nga:

a. 1) Kryetari

a. 2) Nënkryetari

a. 3) Sekretari.

a. 4) Arkëtari

a. 5) Projektmenagjer

a. 6) Koordinator

a. 7) Informatik

b. Anëtaret e kryesisë se zgjeruar

b. 1) Anëtar i kryesisë se zgjeruar përfaqëson lagjet me prejardhje nga fshati Koretin.

c. Anëtare nderi.

d. Donatoret

5. Te drejtat dhe detyrat e anëtarit

a) çdo anëtar i shoqatës ka te drejt te zgjedh dhe te zgjidhet ne kryesi.

b) çdo anëtar i shoqatës ka për obligim moral te marre pjesë ne kuvendin e shoqatës ne fjale.

c) Anëtar i shoqatës Koretini llogaritet, pas kryerjes se pagesës vjetore prej 120.00 Fr. zvicerane.

d) Anëtare i shoqatës llogaritet çdo njeri, i cili: i pranon statutet, rregulloret dhe vendimet e dala nga kryesia e shoqatës humanitare Koretini.

6. Pranimi dhe largimi anëtarit të shoqatës Koretini

a) Për pranimin dhe largimin e anëtarit te kryesisë, vendos kuvendi.

b) Anëtari i shoqatës Koretini, humbe legjitimitetin ne rast se nuk kryen pagesën e anëtarësisë brenda periudhës kohore 01.01-31.03. te vitit aktual.

c) Anëtari i shoqatës mund largohet në mënyre automatike ne rast te mos kryerjes së pagesës se anëtarësisë.

d) Kuvendi i rregullt dhe kuvendi i jashtëzakonshëm.

7. Organet

a) Kryesia.

b) Revizoret llogaritare

8. Kuvendi i shoqatës

a) Kuvendi është organi me i lartë i shoqatës
b) Kuvendi i rregullt

b. 1) Kuvendi i rregullt mbahet çdo vit.

b. 2) Kuvendi i rregullt mund të marrë vendime nëse janë dakord 51% te pjesëmarrësve me te drejt vote.

b. 3) Ftesat si dhe rendi i ditës duhet t‘i dërgohen anëtarëve se paku 14 ditë para mbajtjes se kuvendit të shoqatës ose te publikohet ne webfaqen zyrtare te shoqatës humanitare Koretini.

b. 4) Propozimet nga anëtaret duhen ti dërgohen kryesisë me shkrim dhe atë me ane të letrës rekomande, ose me e-Mail në adresën zyrtare të shoqatës dhe atë me se voni 5 dite para mbajtjes se kuvendit.

c) Kuvendi i jashtëzakonshëm.

c. 1) Kërkesa për kuvendin e jashtëzakonshëm mund ti paraqitet kryesisë ne çdo kohë. Kërkesa duhet të përpilohet me shkrim dhe te nënshkruhet se paku nga 113 e anëtareve me te drejte vote.

9. Kuvendi është e ngarkuar me këto punë:

a) Fjala e kryetarit të shoqatës dhe rezymeja për vitin kalimtar.

b) Miratimi i protokollit te kuvendit te kaluar.

c) Pranimi dhe miratimi:

c. 1) I llogarisë vjetore.

c.2) Raportit te revizoreve.

d) Zgjedhja

d.1) E kryetarit të shoqatës për periudhën një vjeçare.

d.2) E anëtarëve tjerë të kryesisë se ngushte (të vetëm apo kolektiv), për periudhën një vjeçare.

d.3) E përfaqësuesve te lagjeve nga fshati Koretin.

e) Ndërrimet.
f) Ndërrimet e statutit.

g) Caktimi i anëtarësisë vjetore.

h) Shqyrtimi i ankesave te pranuara me shkrim nga anëtaret.

i) Miratimi i buxhetit.

j) Te ndryshme.

10. Kryesia

a) Në kryesin e ngushte, të gjithë anëtaret janë me të drejte vote. Një anëtar mund të ngarkohet me shumë funksione. Secili anëtar i kryesisë e ka te drejt, një vote.

b) Në kompetencat e kryesisë se ngushtë, bijne të gjitha përgjegjësit rreth funksionimit të shoqatës, me te cilat sipas statutit janë të ngarkuara organet tjera. Kryesia kujdeset për zbatimin e vendimeve të mbledhjes gjenerale.

c) Kryesia e ngushte mblidhet me ftesën e kryetarit aq here sa e kërkon nevoja dhe mund te ftoje ne mbledhje edhe anëtare e kryesisë se gjerë.