mirëmbajtja e fshatit

Shoqata Humanitare Koretini, prioritet të veçant i kushton mjedisit dhe bukurisë natyrore. Duke pas parasysh rritjen e popullatës, ndërtimet e shtëpive dhe objekteve afariste gjatë viteve të fundit e posaçërisht mos caktimi i përgjegjësisë që pronës shoqërore në Koretin na ka detyruar që të angazhojmë persona përkatës duke i siguruar paga në mirëmbajtje dhe përkujdesje të pronës shoqërore. Nga muaji mars 2015, në Koretin janë punësuar tre punëtor të cilëve i është siguruar kushtet për ta kryer këtë veprimtari. Nga donacionet e siguruar nga bashkë vendasit që jetojnë mërgatë, ju është siguruar të gjitha mjetet e punës sikur edhe ato mjetet të transportit.
Pastrimi dhe mirëmbajtja e varrezave në vende të ndryshme ne Koretin, si prerja e barit, të drunjëve të pa rëndësishëm, të rrethojave dhe asgjësimi i tyre. Mbledhja e mbeturinave në rrugët kryesore, të barit përreth rrugës dhe atyre dytësore në Koretin. Pastrimi i shtratit të lumit, prerja e drunjëve dhe asgjësimi i tyre.